Izet Haxhia, Agim Ismailaj dhe faksimile e letrës

Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve: Po më mban në izolim se do të më shtyjë drejt vetëvrasjes (LETRA)

25 Gusht 2020, 13:56| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 14:28

  • Share

TIRANË- Me një letër të shkruar me shkrim dorë, Izet Haxhia ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Në letrën e shkruar me shkronja kapitale, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, ish- truproja i Sali Berishës, thotë se Ismaili po e mban në izolim në mënyrë të jashtëligjshme dhe antinjerëzore, pasi sipas tij kërkon ta shtyjë deri në vetëvrasje. 

Letra mban datën 29 korrik, megjithatë ajo që vihet re është se në asnjë rresht nuk e shkruan se si e kanë izoluar apo çfarë torturat po i bëhen, aq sa ta shtyjë deri në aktin makabër, të dëmtojë vetveten.

"Po hakmerret në mënyrë primitive sipas meje, për arsyet e tij personale që unë i kam deklaruar botërisht. Në konventën ndërkombëtare të torturës, izolimi cilësohet si tortura më e rëndë. Si pasojë e këtij izolimi, gjendja ime psikologjike po rëndohet përditë e më shumë, gjendje e cila mund të agravojë deri në akte të rënda ndaj shëndetit tim fizik duke dëmtuar vetëveten. Siduket ky është qëllimi i këtij izolimi antinjerëzor dhe anti-ligjor. Ky izolim i jashtëligjshëm po ushtrohet në mënyrë më të egër nga autoritetet i burgut me një qarkore të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve dhe e përsëritur nga Agim Ismaili, drejtor i tanishëm i Burgjeve. Kam kërkuar arsyen e këtij izolimi të paligjshëm dhe më është thënë në mënyrë shkresore se unë qenkam një person i rrezikshëm dhe prandaj mbahem në izolim të egër. Unë nuk kam qenë asnjëherë person me rrezikshmëri, epitet të cilin ma ka vendosur politika dhe mediat në porosi të politikës. Mendoj që ky izolim është anti-njerëzor, kufizimi i të drejtës së komunikimit, provokimet e vazhdueshme, dhuna psikologjike, sjellja terroriste dhe harbute e Forcave Operacionale të Drejtorisë. Kam kërkuar shumë herë nga autoritetet e burgut që të hiqet izolimi, përgjigjet janë qenë negative, duke u justifikuar se është një urdhër i drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili i cili nuk denjon as t'i përgjigjet kërkesës sime të ligjshme për heqjen e këtij izolimi i cili po më shkarkon fizikisht dhe mendërisht", shkruhet mes të tjerave në letër. 

Kush është Izet Haxhia? Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim. Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 26/08/2020 09:59

    A nuk me thoni çfar pune ben Rama ne kete vend perderisa te gjitha i drejtoka Berisha

    Përgjigju
  • Gimi: 26/08/2020 08:49

    Z. Ismaili nuk e njoh, por ne të vërtet qënka zbatues i ligjit pik për pik. Si në shum gjetje personalitetesh të qeveris dhe kjo e këtij drejtori eshtë e arrir. Izet ti u bofsh dyzet , por edhe katër vjet të tjera do e votojm z. Rama. Voto për Rilindjen, vetëm ligjin zbatojnë këta. Kujdes nga partia yte. Ato kan maliq dhe ligj.

    Përgjigju
  • ed88: 25/08/2020 23:50

    Eshte e veshtire ta heqesh nga izolimi Izetin, pasi e vrasin sa te dali nga qelia, ish-shoket e ti te idealit. Zoti te dhente fuqi o Izet te rrosh me shume se ish-shefi yt, se mbasi te shkoi ai nga kjo bote, me siguri do flasin te gjithe per te gjitha krimet dhe hajduterite qe jane bere.

    Përgjigju
  • Populli: 25/08/2020 22:11

    po meresh me ujkun o izet nuk eshte kollaj..

    Përgjigju
  • Ridi: 25/08/2020 16:37

    izet ke be shume gjera ti, futja vedit edhe mos te dridhet dora fare,kaq gje e ben ti. Jo per gje por shresojme se edhe ish shefi yt te mallengjehet dhe te beje te hjejten gje, keshtu pastrohet kombi nga soji e sorollopi i juaj.

    Përgjigju
  • Iiii: 25/08/2020 14:56

    Bahu trim izet. Bjeri vedit ksaj rradhe.

    Përgjigju
  • Saimir: 25/08/2020 14:26

    mir e ke o Izet hori. Beje si trim kur ishe 1 cop bodigard e ketu paguhen te tera

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/08/2020 14:14

    O Izet,nuk eshte agimismaili qe te mban ne izolim eshte saliviçidoli i tropojes tuaj,i vetmi i interesuar per izolim e ushtrim presioni psikologjik. Kete ti e di mire,keshtu e kane komunistet,ti i njeh mire kete rrace m*ti,se u ke sherbyer si militant. Kurajo nese ka ndodhur vertete pendimi ne shpirtin tend zdrale per tere pislliqet e maskaralliqet qe ke bere me keta degjenerata konunistesh l991-l998. Kurajo!Cmimi eshte i shtrenjte!

    Përgjigju
    • Vicifoli: 25/08/2020 17:25

      Rrnofte Birisha

    • Filoni: 25/08/2020 16:16

      O Uku nuk njef pendesē ky soj rrace. Po kur të ni lagshtin bytha fillojn e çohen.. izeti po t'kishte pak byth i jepte vet drrejtim me Salviçin. Të rri aty ku osht se ka bo aq legenlliqe nëpër tiron sa kti ësht me ja qit shpirtin prej hunësh. Kir rrite mas Saliviçit menun se kapën qillin me dor. Ka shum gjynofe e haqe me la ky ene ca të tjer tē grupit tē ktij e tē salviçit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?