I vodhi 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

2 Nëntor 2023, 12:14| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 18:18

  • Share

I shpallur në kërkim në dhjetor 2022 për krijimin e një skeme mashtrimi përmes call centerave, Policia e Tiranës arrestoi 30-vjeçarin Mendim Domi, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme, kishte caktuar “arrest në burg” në mungesë.

Domi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka mashtruar të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar, në total 15 milionë euro.

Hetimet zbuluan grupin që mashtronte qytetarë italianë në Spanjë dhe Gjermani.

"Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.  

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?