Foto ilustruese

Iu vodhi varëset e floririt 2 personave, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (EMRI)

26 Tetor 2023, 13:45| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 13:46

  • Share

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ndaj po hetohet për rastet e tjera të vjedhjeve që ai mund të ketë kryer.

Ndërkohë burime për Report TV bëjnë me dije se i arrestuar është 34-vjeçari Redi Sako.

“Si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve, mësohet se më datat 2 dhe 30 gusht 2023, në lagjet nr. 18 dhe nr. 18/1, Durrës, iu ishin vjedhur varëset e floririt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre 2 vjedhjeve, R. S., 34 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?