Keda Kaceli

'Iu shoftë fara ju që votuat kundër Belindit', kandidatja e Berishës për Këshillin Bashkiak që mallkoi me din e iman zgjedhësit humbet

17 Maj 2023, 15:07| Përditesimi: 17 Maj 2023, 15:09

  • Share

Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Keda Kaceli e cila mallkoi tiransit me din e iman pse nuk votuan për Belind Këlliçin, ka humbur.

Ajo renditej e 16-a në listën e kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”, por me sa duket e ka zënë mallkimi që bëri vetë. Të paktën do kemi një të cmendur më pak në Këshillin Bashkiak.

Kujtojmë se Kaceli shpërtheu në mallkime ndaj atyre që nuk votuan për Belind Këlliçin.

“Mendoja...ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqe...

Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati per nji cun zotni. Tirones i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as eren zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s'keni as dine as imon.

Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s'do bohi kurre! Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq.

Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku! Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi” është shprehur ajo më parë. /Tema

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?