Elton Qyno

Iu sekuestruan telefonat, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin, Elton Qyno

6 Janar, 17:17| Përditesimi: 6 Janar, 17:24

  • Share

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë për kontrollin e banesës, të makinës, vendit të punës dhe kontrollin fizik të gazetarit Elton Qyno të cilit iu sekuestruan dhe pajisje elektronike.

Vendimi u mor sot nga Gjyqtarja e Apelit Daniela Shirka, e cila sot rrëzoi kërkesën e gazetarit Qyno për prishjen e vendimit të marrë në 13 dhjetor 2023.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje...”, dhe vendosi:

1.      Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.      Ndalimin e publikimit të këtij vendimi në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale", thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.

Më 13 dhjetor 2023, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Qyno nuk ka pranuar të zbulojë burimin e tij dhe Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 2 telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër në zbatim të vendimit të gjykatës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?