Bota

Iu publikua video duke puthur asistenten, ministri britanik i Shëndetësisë jep dorëheqjen: Dua të qëndroj me fëmijët e mi

26 Qershor 2021, 20:02| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 20:56

  • Share

MBRETËRI E BASHKUAR- Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen pas videos që xhiroi në rrjetin me monentin ku ai po puthej në korridoret e ministrisë me asistenten, Gina Coladangelo.

Sipas medias prestigjoze 'The Sun', ministri ka dhënë dorëheqjen pas presionit të vazhdueshëm që i është ushtruar nga anëtarë të partisë Konservatore.

Ditën e sotme Hancock, i ka dërguar një letër kryeministrit Boris Johnson duke i paraqitur dorëheqjen në të cilën thekson faljen për thyerjen e distancimit social dhe shkruan se këtë periudhë dëshiron që të qëndrojë me fëmijë e tij.

"Unë dua të ritheksoj faljen time për prishjen e udhëzimit për distancimin social dhe i kërkoj falje familjen sime dhe të dashurve të mi. Unë gjithashtu duhet të qëndroj me fëmijët e mi në këtë kohë", shkruhet në letër.

Letra e ministrit të Shëndetësisë drejtuar kryeministrit Johnson

Kjo dorëheqje është shumë e rëndë për shkak se vjen në një moment të vështirë ku vendi po përballet me COVID-19 dhe ka pasur pasoja shumë të mëdha për shkak të pandemisë.

Ditën e djeshme u publikua skandali i ministrit të Shëndetësisë dhe asistentes së tij duke u puthur në ambjentet e punës. Ndërkaq, të dy ishin në një lidhje martesore. Ministri Hancock ka kërkuar ditën e djeshme falje për thyerjen e distancimit social për shkak të rrgullave të vendosura nga COVID-19. Kjo falje u pranua nga kryeministri Boris Johnson i cili e konsideroi këtë çështje të mbyllur. Pak orë pas publikimit të video-s, minstri dha dorëheqjen.

Ora 17:10
U kap duke u puthur me asistenten në ambjentet e punës, publikohet video e ministrit të Shëndetësisë (VIDEOLAJM)

Ditën e sotme është publikuar video e ministrit britanik të Shëndetësisë, i cili u kap duke u puthur me asistenten e tij, Gina Coladengo në ambjentet e punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e puthjes, ndërsa ministri Matt Hancock po kontrollonte nëse kishte njerëz aty rrotull. 

Ministri Hancock ka kërkuar falje për veprimin, e ndërsa kryeministri Boris Johnson e konsideron çështjen të mbyllur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?