Foto nga momenti kur policia ndihmon nusen

Bota

Iu prish makina në mes të rrugës, policët në Britani çuan nusen në kohë për t’u martuar në kishë

5 Shtator 2021, 15:00| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 15:04

  • Share

BRTIANI E MADHE- Falë oficerëve të Policisë, makthi i nuses së re britanike për të mos arritur në kohë në kishë për t’u martuar nuk u bë realitet.

Gjithçka po shkonte derisa makina me të cilën po udhëtonte nusja, u prish në kohën më të papërshtatshme, duke bërë që ajo të mendonte se dasma e ëndrrave të saj nuk do të realizohej.

Por disa oficerë police, sapo e panë atë të shqetësuar dhe makinën të ndaluar anës rrugës, nuk e menduar dy herë, e morën dhe e çuan menjëherë në kishë, ku po e priste dhëndri.

“Oficerët më ndihmuan në kohë, unë nuk u bëra aspak vonë në dasmën time”, tha ajo për mediat lokale.

Kjo është peripecia e nuses nga Britania e Madhe që shkaktoi shumë buzëqeshje në internet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?