Neonazistet e CasaPound

Iu përgjigjën thirrjes për tubime të ekstremit të djathtë në Greqi, arrestohen 21 neonazistë italianë në aeroportin e Athinës

1 Nëntor 2023, 21:46| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 21:55

  • Share

GREQI- 21 neo-nazistë italianë që iu përgjigjën thirrjes për një tubim të ekstremit të djathtë të planifikuar për të mërkurën në Neo Heraklion, u arrestuan në Athinë në aeroportin "Eleftherios Venizelos" në orët e mbrëmjes të së martës.

Mediat greke shkruajnë se, ka pasur informacione për një udhëtim ajror të 21 italianëve të ekstremit të djathtë drejt Greqisë me rastin e thirrjeve pan-evropiane në kujtim të dy anëtarëve të Agimit të Artë që u vranë jashtë zyrave të një organizate lokale në Neo. Heraklion.

Policia greke ka vepruar menjëherë dhe me mbërritjen e tyre në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në orët e mbrëmjes të së martës italianët janë arrestuar dhe dërguar në komisariatin e policisë, ku janë ndaluar për të nisur procesi i dëbimit administrativ ndaj tyre për arsye të sigurisë kombëtare.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?