Foto ilustruese

Iu paraqit fotografit si efektiv dhe i mori 152 mijë lekë duke i premtuar një tender për shërbime fotografike në SHÇBA, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

3 Shkurt 2022, 15:00| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:03

  • Share

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, i akuzuar se ka mashtruar një fotograf, duke i marrë një shumë parash prej 152 mijë lekësh.

Sipas policisë, i riu me inicialet K. A., banues në Korçë i është prezantuar fotografit si punonjës i SHÇBA Korçë dhe i ka marrë disa herë, në shuma të ndryshme, shumën totale prej 152.000 lekë, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e lartpërmendur.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Mashtrimi", të shtetasit K. A., 31 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit dhe duke u prezantuar si punonjës i SHÇBA Korçë, i ka marrë disa herë, në shuma të ndryshme, shtetasit A. D., me profesion fotograf, shumën prej 152.000 lekë, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e lartpërmendur", njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?