VIDEO/ U merrte para qytetarëve që parkonin në hapësirat publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

20 Gusht 2023, 15:22| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 16:12

  • Share

DURRËS- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi iu merret para qytetarëve që parkonin mjetet në hapësirat e përcaktuara nga Bashkia.

Në këto hapësira lejohet që të parkohet pa asnjë pagesë, mirëpo 42-vjeçari A.Ç., u merrte para qytetarëve në mënyrë të paligjshme. Policia ka ndarë edhe pamjet me dron, ku 42-vjeçari duket që u merr para qytetarëve edhe pse ata kanë parkuar në hapësirat publike. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?