'Iu kthye buzëqeshja gjithë Shkodrës', te Vllaznia nuk përmbahen pas fitores! Presidenti Xhaferri: Na kishte marrë malli për këto ndeshje

14 Prill 2022, 12:20| Përditesimi: 14 Prill 2022, 13:22

  • Share

Pas 120 minutave lojë që u mbyllën me shifrat 1-1 dhe penalltive ku gaboi vetëm Skuka Vllaznia u kualifikua në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Partizanin.

“Me thënë të drejtën na kishte marrë malli për një ndeshje me kështu emocionesh. U bë një ndeshje e bukur, me të dy skuadrat që luajtën mirë, por Vllaznia u pa që kishte një epërsi të dukshme. Kur shkoi ndeshje me penallti ishte diçka e veçantë. Tani mendojmë për finalen dhe si të arrijmë objektivin që të marrim Kupën,”-tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

“Jo vetëm mua, por i ka ardhur buzëqeshja e gjithë Shkodrës pasi ky qytet jeton me futbollin. Pavarësisht situatave të vështira sot protagonistët kryesorë ishin tuifozët, pasi u treguan të jashtëzakonshëm,”-u shpreh Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.

Ndërkohë te Partizani ishin shumë të zhgënjyer, pasi Kupa është një trofe i mallkuar për ta. Mungon që prej vitit të largët 2004.

“Të vjen keq sepse e patëm mundësinë për ta zgjidhur ndeshjne. Sidomos në 30 minutat e para kur ishim goxha superior,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Në finalen e Kupës së Shqipërisë Vllaznia do përballet me Laçin, që eliminoi Teutën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?