Makina e sekuestruar

Iu gjetën targa të vjedhura që dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, arrestohet 25 vjeçari në Mirditë (EMRI)

10 Janar, 16:05| Përditesimi: 10 Janar, 16:07

  • Share

LEZHË- Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi iu gjetën në makinë targa të vjedhura të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Në pranga ka rënë Rahman Rama, banues në Tiranë. Arestimi i tij është bërë ditën e djeshme (9 janar) teksa 25 vjeçari është ndaluar në rrugën Krumë-Kukës. Për targat e vjedhura ishte bërë një denoncim nga V.N, banues në Mirditë.

Policia ka sekuestruar targat dhe automjetin tip ‘Golf’ që drejtonte i riu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?