Arma dhe thikat e sekuestruara

EMRI/ Iu gjetën pistoletë, municion luftarak dhe thika në banesë! Arrestohet 49-vjeçari në Fushë Krujë

10 Tetor 2023, 10:40| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:06

  • Share

Një 49-vjeçar nga fshati Bubq i Fushë Krujës është venë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi këta të fundit i gjetën një armë zjarri, municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse në banesë.

Në pranga ka rënë  Agim Xhaferri, 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë.

“Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?