Foto ilustruese

Kronikë

Iu gjetën në shtëpi 4 kallashnikovë, 2 qese kanabis gati për shitje dhe disa bimë të mbjella në oborr, arrestohet 44-vjeçari në Belsh

22 Shtator 2021, 14:59| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 15:02

  • Share

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Belsh, pasi iu gjetën armë e kanabis në banesë. Në pranga ka rënë Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Forcat e Posaçme “Shqiponja” gjetën 4 kallashnikovë, një sasi fishekësh dhe 2 qese kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në oborrin e banesës u gjetën të kultivuar 22 fidanë kanabis. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?