Joe Biden

Iu gjetën dokumente të falsifikuara gjatë kohës kur nuk ishte president, Biden: S’kam keqardhje

20 Janar 2023, 14:59| Përditesimi: 20 Janar 2023, 15:00

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden i ka shpërfillur hetimet që rëndojnë mbi të, pas lajmit se gjatë kohës kur ishte zevendës President i SHBA-ve.

“Mendoj do të konstatoni se nuk ka asgjë aty”, u tha Presidenti Biden gazetarëve ndërsa po inspektonte dëmet nga furtuna në Kaliforni. “Nuk kam keqardhje. Po ndjek çfarë më thanë avokatët se duhet të bëj. Është pikërisht ajo që po bëjmë. Nuk ka asgjë aty”, shtoi ai.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland javën e kaluar emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar çështjen pasi dokumentat e klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Presidentit Biden në Ëilmington, Delaëare, dhe në një zyrë në Uashington, DC, që ai e përdorte përpara se të bëhej president.

"Jemi duke bashkëpunuar plotësisht dhe mezi presim ta zgjidhim këtë me shpejtësi", tha Presidenti Biden.

Ai tha se ka vepruar sipas udhëzimeve nga avokatët e tij pasi "një pjesë e vogël e dokumenteve u ruajtën në vendin e gabuar". Presidenti tha se dokumentet iu dorëzuan menjëherë Arkivit Kombëtar pasi u gjetën.

Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht në mbrojtje që nga njoftimet fillestare më 9 janar se ishin zbuluar dokumentet.

Ekipi ligjor i Presidentit Biden pranoi javën e kaluar se kishte gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Delaëare, përfshirë disa dokumenta në garazhin e tij, nga koha kur ai ishte nënpresident në administratën e ish-Presidentit Obama.

Ndihmësit gjetën më parë një grup tjetër dokumentesh të klasifikuara në rezidencën e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington me të cilin ai kishte lidhje. Presidenti Biden shprehu bezdinë kur u pyet për këtë çështje gjatë inspektimit të dëmeve nga stuhitë që shpërthyen në pjesën më të madhe të Kalifornisë.

“Unë do t'i përgjigjem pyetjes suaj, por ja si është puna. Ajo që sinqerisht më shqetëson është se kemi një problem serioz këtu për të cilin po flasim, për atë që po ndodh. Dhe populli amerikan nuk e kupton pse nuk më bëni pyetje për këtë", tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • piko: 20/01/2023 15:06

    skam keqardhje, jam plak edhe me kan ngelu 6 dite nga jeta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?