Pamje nga arsenali i armëve

EMRI/ Iu gjet arsenal armësh në banesë, vihet në pranga edhe babi i 37-vjeçarit në Sarandë

25 Shkurt 2021, 12:48| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:04

  • Share

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person, i cili ishte në kërkim pasi në banesën e tij policia i gjeti një arsenal armësh në banesë.

Policia ka arrestuar në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi Jani Tërndafili, pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.

Një ditë më parë u vu në pranga djali i tij Mihal Trëndafili, 37 vjeç. Më konkretisht, babë e bir në banesë kishin fshehur 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?