44 750 euro të padeklaruara qe u sekuestruan nga policia

Iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara në çantë teksa kalonte kufirin në Kakavijë, në hetim 54-vjeçari

25 Mars 2023, 14:12| Përditesimi: 25 Mars 2023, 14:28

  • Share

Një 54-vjeçar u ndalua nga policia kufitare në Kakavijë pasi po udhëtonte në drejtim të Greqisë me 44 750 euro të padeklaruara me vete. Paratë e gjetura u sekuestruan nga policia.

Nga kontrollet e ushtruara në pikën kufitare të Kakavijës ka rezultuar se Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastrës po udhëtonte në drejtim të Greqisë, kur u ndalua për kontroll në kufi të daljes nga Shqipëria. 

Në çantë kishte një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Për këtë arsye ai u ndalua nga policia, e cila sekuestroi 44 750 eurot nën cilësinë e provës materiale.

54-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?