Kanabisi i sekuestruar

Iu gjetën 2 kg e gjysmë kanabis në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! E shpërndante me doza në zona të ndryshme në kryeqytet

15 Prill 2022, 11:43| Përditesimi: 15 Prill 2022, 11:45

  • Share

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar se shpërndante kanabis në kryeqytet.

I riu me inicialet E. H. u kap në rrugën "Princ Vidi", ndërsa pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg e 500 gramë kanabis.

Sipas policisë, 30-vjeçari e shpërndante lëndën narkotike me doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?