Iu gjet pistoletë në shtëpi, arrestohet 56-vjeçari në Belsh (EMRI)

8 Tetor 2023, 09:54| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 10:04

  • Share

ELBASAN- Bajram Qosja është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Lokalitet, në banesën e 56-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Lokalitet’ u prangos Bajram Qosja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?