Arma e sekuestruar në Lazarat

Iu gjet një automatik, arrestohet 25-vjeçari në Lazarat (EMRI)

5 Tetor 2022, 09:35| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 15:11

  • Share

Një 25-vjeçar në Lazarat i identifikuar si Albion Llakatura është arrestuar pasi iu gjet një automatik në ambientet e një objekti qe kishte në përdorim.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një person mbante armë zjarri, Policia e  Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Sopoti", ku gjetën armën e zjarrti dhe arrestuan 25 –vjeçarin.

Materialet procedurale në ngarkim të 25-vjeçarit  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?