Armët e sekuestruara

Iu gjet municion luftarak, një i arrestuar në Krujë

30 Dhjetor 2020, 09:53| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 09:54

  • Share

Një 54-vjeçar S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municion luftarak.  Pas marrjes së informacioneve se 54-vjeçari kishte armë në banesë, policia nisi kontrollet ku iu zbulua dhe municioni luftarak.

Policia e Krujës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?