Arma e sekuestruar

Iu gjet kallashnikov në vendin ku punonte, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

2 Janar 2023, 10:59| Përditesimi: 2 Janar 2023, 11:00

  • Share

Vero Alushi, një 24-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pas në vendin e punës iu gjet një armë zjarri e llojit kallashnikov për të cilën ai nuk kishte leje.

Arma u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji” të qytetit ku i riu punonte. Kallashnikovi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 24-vjeçari banues në lagjen “24 Maji” akuzohet  për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?