Paratë dhe kokaina e sekuestruar nga policia italiane

Iu gjet 6 kg kokainë në kamion, vihet në pranga shqiptari në Itali

2 Maj 2023, 13:43| Përditesimi: 2 Maj 2023, 13:48

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli në kamioni  e tij u gjetën 6 kg kokainë dhe 3 mijë euro cash.

Mediat italiane njoftuan se shqiptari u ndalua teksa drejtonte një kamion, i shoqëruar nga një person tjetër, shtetas rumun.

Policia italiane pasi ka vënë re shenjat e nervozizmit te shoferi i kamionit, ka ushtruar një kontroll fizik nga ku janë gjetur 6 kg kokainë dhe 3 mijë euro.Kokaina e paketuar dhe paratë e gjetura, ishin fshehur në sediljet e pasme të kamionit,

Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.NT

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?