Policia e Sarandës

Iu fut në banesë dhe tentoi të ngacmojë seksualisht të miturën, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

17 Gusht 2023, 16:32| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 16:33

  • Share

SARANDË- Një 65-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të ngacmojë seksualisht një 16-vjeçare. 65-vjeçari është futur në banesën e saj dhe ka tentuar ta ngacmojë seksualisht, por ka qenë vetë e mitura që ka njoftuar policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?