Shqiptari Ermal Cenaj

Itali/Shoku i doli garant që do e merrte në shtëpi, por u 'zhduk'...43-vjeçari shqiptar kthehet me dëshirë në burg

27 Dhjetor 2020, 15:49| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:53

  • Share

ITALI- Një rast i pazakontë është regjistruar me një shqiptar në Itali. Ermal Cenaj la burgun në datën 23 dhjetor, por u rikthye sërish aty? Arsyeja? Sepse shoku që i kishte dalë garant që do e priste, por nuk rezultoi kështu për pasojë ai i kthye në qeli ku dhe festoi Krishtlindjen. 

Autoritetet vendosën që masa kundër 43-vjeçarit të konvertohej nga arrest në shtëpi, në arrest me burg. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lecces. 

Mediat në Itali raportojnë se shqiptari kishte deklaruar në gjykatë se ai do të strehohej tek një miku i tij, por ky i fundit u zhduk dhe as karabinierët nuk e gjetën se ku ai jetonte.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 27/12/2020 18:37

    Ky qenka mik per kok.. ky miku edhe te vdesesh nuk te vin fare..hajde mik hajde

    Përgjigju
    • Tiku eeeee: 27/12/2020 23:40

      Hahaahah fix lale... A po mos paç hall thuaj se mia te ketille ka kudo... Sa her ma kan fikur tel edhe do e fikin... Por varet edhe miku si I ka pasur hallet...

    • Tobestrafkulla: 27/12/2020 19:11

      Nuk esht as i pari as i fundit! Legena ka me shumic.Do kishe me teper burrni ti thonte qe nuk te mbaj dot.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?