Alvaro Morata

'Italinë dhe Kroacinë i njohim', Alvaro Morata: Shqipëria ka lojtarë me cilësi

10 Qershor, 22:54| Përditesimi: 10 Qershor, 22:55

  • Share

Alvaro Morata, sulmuesi i Spanjës ka komentuar Grupin B të Euro 2024. "Furia e Kuqe" do jetë rivale me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Sulmuesi i Atletico Madrid ka thënë se nuk duhet anashkaluar Shqipëria, pasi kanë lojtarë me cilësi.

"Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë. Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani.

Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.

Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League. Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që i kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, deklaroi Morata.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?