Foto ilustruese

Itali/Konflikt për radhën në tualet, 17-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin

20 Korrik 2022, 18:10| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 18:24

  • Share

ITALI- Pas një konflikt për radhën në tualet një 17-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar dhe ai egjiptian nisën të ziheshin për radhën në tualet dhe pas sherrit verbal, 17-vjeçari e goditi adoleshentin me thikë në dorë.

Pasi dëgjoi britmat që dëgjoheshin në korridor, një nga kujdestaret e konviktit ku jetonin të miturit, ka shkuar menjëherë në drejtim të tyre.

Kujdestarja gjeti 17-vjeçarin me plagë në dorë dhe e dërguan menjëherë në spital. Ndërsa shqiptari, i cili kishte hedhur thikën në tualet, është proceduar penalisht nga policia italiane. Dy të miturit jetonin në një strehimore në Bolonja.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?