Foto ilustruese

Itali/I dënuar me 12 vite për prostitucion, arrestohet shqiptari

14 Maj 2022, 15:45| Përditesimi: 14 Maj 2022, 17:51

  • Share

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga autoritet italiane, ku duhet të vuaj dënimin prej 12 vitesh.

Mësohet se ai ishte rikthyer përsëri në shtetin italian, por atje duhet të vuajë një urdhër ekzekutimi të dënimeve të njëkohshme nga gjykata e Milanos për një total prej 12 vjet e gjysmë burgim, plus një gjobë mbi 17 mijë euro. Ai u arrestua në aeroportin e Pizës, sapo zbriti nga avioni dhe u kap gjatë kontrolleve të policisë kufitare.

50-vjeçari i cili la pas Tiranën do të vuajë dënimin për krime të ndryshme, përfshirë shoqërimin kriminal, rrëmbimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 135: 14/05/2022 16:17

    Ti sekuestrohet pasuria nga SPAKu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?