Rodolfo Corazzo dhe Valentin Frrokaj

Italiani që vrau grabitësin shqiptar bëhet kryetar bashkie, ja historia

12 Qershor, 22:06| Përditesimi: 12 Qershor, 22:51

  • Share

ITALI - Vrau një grabitës shqiptar në vitin 2015, ndërsa sot është kryetar bashkie në Rodano. Ky është Rodolfo Corazzo, një argjendar tashmë 68 vjeç.

Në nëntorin e vitit 2015, tre shqiptarë tentuan të tentuan të vidhnin vilën e italianit për më shumë se 1 orë e gjysmë, por ishte reagimi me armë zjarri i argjendarit që i zmbrapsi.

Një ndër grabitësit ishte dhe Valentin Frrokaj, i arratisur dy herë nga burgu, i dënuar një herë për vrasje.

Në një moment Frrokaj i kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri argjendarit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes, tyre grabitësi shqiptar mori dy plumba dhe gjatë arratisjes, Valentini bie në tokë së vdekuri, ndërsa dy bashkëpunëtoret e tij u larguan me ar, bizhuteri dhe para.

Pas ngjarjes Rodolfo Corazzo u hetua për vetëmbrojtje të tepruar, por pas dy vitesh teza e prokurorëve u rrëzua dhe çështja ndaj tij u pushua. Tani, gati 10 vjet pas asaj ngjarje tragjike, Corazzo është bërë kryetar i bashkisë së qytetit të tij.

68-vjeçari doli fitues pas procesit zgjedhor të 8 dhe 9 qershorit. Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur “Rodano per te” të mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pastori: 13/06/2024 00:01

    Bravo pastrove nje hajdut te armatosur. Po ata dy te tjeret a u kapen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?