Italianët me zemër në dorë, gati për ‘play-off-et’ e Botërorit por kanë shumë mungesa! Verrati: Rivalët na frikësohen

23 Mars 2022, 13:43| Përditesimi: 23 Mars 2022, 13:45

  • Share

Të enjten Italia do të luajë një pjesë të mirë të historisë së saj, pasi në pikëpyetje është Botërori. Edhe pas kampione në fuqi e Europës, ‘axurrët’ të cilët munguan edhe në Rusi 2018, rrezikojnë të mos shkojnë as në Botërorin e Katarit.

Të besuarit e Mancinit të enjten përballen në ‘play-off’ me Maqedoninë e Veriut, që duket një kundërshtar i kalueshëm, por kanë shumë mungesa. Spinazola dhe Di Lorenzo janë dy futbollistë nga Euro 2020 që nuk janë të disponueshëm, ndërsa Bonucci do jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e dyë. Sakaq Chielini e ka të pamundur të zbresë dy herë në fushë në harkun kohor të 5 ditëve ndaj mbrojtja do jetë e arnuar.

Mancini pritet të zbresë nga minuta e parë në portë me Donnarumma-n, ndërsa para tij në qendër deri më tani pozicionohen Bastoni dhe Mancini. Katërshen e mbrojtes do ta plotësojë Emerson Palmeiri dhe Florenzi.

Barrela, Jorginho dhe Verrati të cilët janë garancia e Italisë pritet ta nisin nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa në sulm Berardi dhe Insigne do të mbështesin Immobile-n.

Në rast se kualifikohet kundër Maqedonisë së Veriut, me datë 29 mars Italia do luajë ndeshjen e fundit që i siguron biletën për në Botëror. Atje e pret fituesi i çiftit Itali-Portugali. Për rrjedhojë pritet që ky ‘play-off’ të prodhojë emocione të shumta.

Në prag të ndeshjes mesfudhori Marco Verrati është shprehur: “Jemi mësuar të luajmë nën presion. Është një moment shumë i rëndësishëm për ne, pasi nuk mund të lejojmë që të mbetemi jashtë Botërorit. Jemi kampionët e Europianit dhe shumë portugezë që luajnë te Paris SG e dinë këtë. Kanë frikë për këtë.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?