Italianët homazhe Berlusconit në hyrje të vilës së tij, nesër ceremonia e varrimit në katedralen e Milanos! Forca Italia në udhëkryq

13 Qershor 2023, 10:09| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 17:28

  • Share

Lule, tabela, flamuj të Forza Italia dhe shalle të Milanit janë objektet që qytetarë të shumtë kanë lënë në hyrjen e vilës San Martino, rezidenca e ish kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi. Lideri i “Forca Italia” u nda nga jeta dje në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele në. Milano.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, kishte qytetarë që u ndalën para vilës ku është sjellë arkivoli i ish-kryeministrit që në orët e para të pasdites së djeshme për të pritur varrimin shtetëror të planifikuar për nesër në orën 15:00 në Katedralen e Milanos.

Dhjetra dhurata u lanë përpara vilës historike San Martino në Arcore. Një banderolë e madhe me fjalët 'Faleminderit përgjithmonë president' u shfaq mëngjesin e sotëm në një gardh që kalon përgjatë vilës, i nënshkruar nga tifozët.

Forca Italia në udhëkryq
Vdekja e Berlusconit pritet të shkaktojë tronditje në partinë e tij “Forza Italia”, me analistët që besojnë se kjo mund të sigurojë një shans për kryeministren Giorgia Meloni për të forcuar udhëheqjen e saj. Fati i partisë që ‘kavalieri’ e krijoi në vitin 1994 kur u fut në politikë është në pikëpyetje.

Vajza e tij më e madhe, Marina, e cila ka kryesuar kompaninë e Berlusconit Fininvest që nga viti 2005 dhe është 56 vjeç, mund të jetë gjithashtu liderja e cila do të marrë frenat e partisë.

Nga ana tjetër një pasuri që llogaritet rreth 4 miliardë eurosh do të ndahet mes 5 fëmijëve të tij.

Neser varrimi

Katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dje pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore që e kishte detyruar të shtrohej sërish në spitalin San Raffarele.

Në ceremoninë e varrimit që do të mbahet në Katedralen e Milanos së tij pritet të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës.  E mërkura është shpallur zi kombëtare në Itali dhe në të gjitha institucionet shtetërore, ambasadat dhe konsullatat flamuri do të jetë në gjysmështizë.

Ora 16:01
Vdekja e Berluskonit, në Itali u mbyll një epokë! Forca Italia në udhëkryq

 

Pesë fëmijë nga dy martesa dhe një perandori mediatiko-financiare e politike la pas Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 86-vjeçare. Menaxhimi i trashëgimisë së tij është në qendër të vëmendjes.

Vdekja e Berlusconit pritet të shkaktojë tronditje në partinë e tij “Forza Italia”, me analistët që besojnë se kjo mund të sigurojë një shans për kryeministren Giorgia Meloni për të forcuar udhëheqjen e saj. Fati i partisë që ‘kavalieri’ e krijoi në vitin 1994 kur u fut në politikë është në pikëpyetje.

Vajza e tij më e madhe, Marina, e cila ka kryesuar kompaninë e Berlusconit Fininvest që nga viti 2005 dhe është 56 vjeç, mund të jetë gjithashtu liderja e cila do të marrë frenat e partisë.

Nga ana tjetër një pasuri që llogaritet rreth 4 miliardë eurosh do të ndahet mes 5 fëmijëve të tij.

‘Kavalieri’ kishte pesë fëmijë nga dy martesa. Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina dhe Pier Silvio, ndërsa nga e dyta Barbara, Eleonora dhe Luigi.

Ndërkohë që vetëm përpara noterit do të zbulohet nëse gruaja e tretë Marta Fascina e martuar vetëm 'simbolikisht', me një martesë pa vlerë ligjore në vitin 2022 do të jetë pjesë e pronave dhe llogarive bankare të Berlusconit. Megjithatë, tema qendrore e trashëgimisë është ndarja e 61% e Fininvest, kompania që kontrollon Mediaset.

Trupi i Silvio Berlusconit u dërgua në shtëpinë e tij në Arcore, ku më pas mbërritën fëmijët dhe të afërmit e tij për një moment të ngushtë familjar. Të mërkurën ai do të transferohet në Katedralen e Duomos në Milano për nderimet e fundit për njeriun që shënjoi një epokë të histori së italiane.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?