Sport

Italia zhgënjen ndaj Irlandës së Veriut, Botërori kalon nga play-off, Zvicra shkon në Katar

15 Nëntor 2021, 23:01| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 23:04

  • Share

Italia kampione e Europës në fuqi nuk kualifikohet direkt për në Kupën e Botës 2022 por duhet ta bëjë diçka të tillë nëpërmjet fazës play-off. Të kaltërit zhgënjyen ndaj Irlandës së Veriut duke barazuar pa gola 0-0 në një ndeshje që duhet ta fitonin madje me goleadë për të prerë biletën për në Katar. Italia me 16 pikë u rendit e dyta në grupin C kualifikues dhe duhet të luajë fazën play-off për të shkuar në Botëror, një mision ky më i vështirë.

Nga kampione e Europës katër muaj më parë në dështimin për tu kualifikuar direkt në Botëror, Italia e Mancinit është shndërruar në pak muaj. Për të shkuar në Botëror Italia duhet të kalojë dy rivalë të fortë në ndeshjet shtesë.

Biletën për në Katar e siguroi Zvicra që fitoi 4-0 ndaj Bullgarisë dhe e mbylli në vend të parë grupin C me 18 pikë duke u kualifikuar për në Botëror./ Përgatiti Andi Kapxhiu

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?