Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët, por ata kanë lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.
Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve, por dy anijet e bamirësie me emigrantë refuzuan të largohen.
Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det apo për vendin e zbarkimit.
Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, tha se Berlini është në kontakt me autoritetet italiane.
S.S/ReportTv.al“Shpëtimet në det të hapur nuk duhet të pengohen. Është detyrimi ynë moral dhe ligjor të mos i lëmë njerëzit të mbyten. Ky duhet të jetë qëllimi i veprimeve tona”, tha Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.