Kombëtarja italiane niset në Gjermani

Italia niset drejt Gjermanisë, në Euro 2024 e pret Shqipëria

10 Qershor, 18:17| Përditesimi: 10 Qershor, 18:24

  • Share

Nis misioni i Italisë në Euro 2024. Pak minuta më parë të kaltrit u nisën drejt aeroportit të Dortmundit. Më pas ata do të udhëtojnë drejt Iserlohn, shtëpia bazë e ekipit të trajnerit Spalletti.

Kampionët në fuqi të Evropës do e bëjnë debutimin pikërisht kundër Shqipërisë në stadiumin "Iduna Park" në Dortmund, me ndeshjen që pritet me emocion të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00.

Kuqezinjtë e Sylvinhos ishin të parët që mbërritën në Gjermani, teksa ngadalë të gjithë ekipet e tjera do zbarkojnë në vendin organizator dhe në kampet bazë të zgjedhura.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?