Sport

Italia në finalen e EURO 2020, reagimet e pas sfidës! Mancini me sytë nga trofeu: Kemi një finale për të fituar! Luis Enrique 'thumbon': Të kaltrit mezi prisnin penalltitë

7 Korrik 2021, 09:51| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 11:26

  • Share

Italia më pak spektakolare e turneut siguroi kalimin për në finalen e Euro 2020. Të kaltrit arritën finalen e katërt të një kampionati evropian ku dy të fundit i kanë humbur. Spanjën e mposhtën vetëm pas penalltive dhe madje duke vuajtur shumë por në kampin e Italisë janë gjithsesi në qiellin e shtatë për arritjen e finales. Trajneri Roberto Mancini që ka meritën e ndërtimit të skuadrës dhe rekordit me 33 ndeshje pa humbje i gëzohet arritjes në finale: “ Merita është e gjitha e futbollistëve pasi besuan që në fillim por ende nuk ka mbaruar. Spanja është një skuadër e madhe, mjeshtre e mbajtjes së topit dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë. Tani duhet të rikuperojmë forcat pasi kemi një finale për të fituar” e mbyll tekniku i “të kaltërve”. Federico Chiesa ishte autori i golit të italianëve dhe u shpall si lojtari i ndeshjes. Në konferencë futbollisti i Juventusit i lumtur ka thënë: “Jemi një skuadër e madhe ,Spanja na e bëri të vështirë por qëndruam skuadër e të bashkuar deri në fund” Për mbrojtësin Bonucci sfida ndaj “furive të kuqe” ishte më e vështira e gjithë karrierës së tij.

Spanja zhvilloi ndeshjen më të mirë në Euro 2020 por këtë herë tek penalltitë nuk u buzëqeshi fati. Në kampin e iberikëve janë të mërzitur për eliminimin por krenar me paraqitjen që bënë. Kapiteni Busquets thotë se finalen e meritonte Spanja ndërsa trajneri Luis Enrique pranon rezultatin dhe komplimenton Italinë dhe nënvizon: “Të gjithë janë krenar për këtë kombetare të cilën e vlerësoj me notën 9. Pedri është një lojtar fantastik madje edhe më i mirë se Iniesta kur ishte 18 vjeç.Kemi bërë një Europian të madh dhe kemi qenë superior. Në kohët shtesë Italia mezi priste të shkonte tek penalltitë” e mbyll trajneri i spanjollëve. Morata u bë lojtari spanjoll me më shumë golat në finalet e Europianëve me 6 duke kaluar Torres.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?