Italia ndihmë Shqipërisë për ngritjen e sistemit të pagesave, Sejko takon Guvernatorin e Bankës Italiane

14 Mars, 15:32| Përditesimi: 14 Mars, 18:42

  • Share

Tirane- Banka e Shqipërisë do të marrë asistencë teknike nga Banka e Italisë për të ngritur një sistem për pagesat në mënyrë elektronike. Ky bashkëpunim bëhet i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas një vizite me homologun e tij Italian Fabio Panetta.

Një sistem pagesash i ngjashëm me atë të TIPS (sistem i përdorur nga vendet e BE), do të ngrihet në vend, dhe do të mundësojë pagesat e shpejta brenda vendit në Shqipëri në Lekë dhe ne Euro. Transfertat përmes këtij sistemi mes qytetarëve, bizneseve apo qytetar-biznes, do të jenë më të lira dhe më të shpejta.

Gjatë takimit guvernatori i Bankës Italiane, ka thënë se ky projekt i jep tregut dhe ekonomisë shqiptare një infrastrukturë pagesash të shpejta, në përputhje me standardet evropiane, dhe në një hap zhvillimesh e përmirësimesh me vetë infrastrukturën evropiane TIPS. Së dyti, përgatit tregun e ofruesve të pagesave me një infrastrukturë identike me atë të përdorur nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa guvernatori Sejko theksoi se implementimi i këtij sistemi nuk është me rëndësi vetëm për vendin, por mund të ketë impkat të madhe edhe në rajon.

Sistemi TIPS ose “TARGET Instant Payment Settlement” ka vite që funksionon në BE, dhe përmes tij bëhen transferta në çdo kohë. Duke qenë se Banka e Italisë është pjesë e këtij sistemi, ajo do ti ofrojë mbështetje Shqipërisë për një sistem ‘kloun’ me atë TIPS. Ndërkohë vendi po punon edhe për tu anëtarësuar në sistemin unik të pagesave në euro, i njohur si SEPA.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?