Presidenti italian, Sergio Mattarella

Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

4 Janar 2022, 13:22| Përditesimi: 4 Janar 2022, 13:25

  • Share

Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar. Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Deri më tani, nuk ka një emër zyrtarisht që do të jetë pasardhësi i presidentit aktual, Sergio Mattarella. Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi. Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat. Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash. Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave. Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt./ REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?