Italia mban frymën, sonte 90 minuta vendimtare për biletën e Botërorit! Turqia luan shanset kundër Portugalisë

24 Mars 2022, 11:22| Përditesimi: 24 Mars 2022, 15:54

  • Share

Luhet për historinë, për lavdinë edhe pse është katër herë kampione e Botës. Sonte Italia pret në Bari Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Botërorit, një kompeticion unik dhe mashëstor që Italia e humbi katër vite më parë në Rusi, ndërsa tani nën pektun e kampiones së Europës kërkon t’ia dalë me çdo kusht.

Kundër Maqerdonisë së Veriut duket favorite absolute, por Mancini nuk ka në dipsozicion pothuajse të gjithë rrepartin e mbrojtjes. Bonucci mund të rikthehet vetëm nëse kualifikohen në 29 mars, ndërsa Chielini është pa minuta. Spinazola dhe Di Lorenco ndërkohë e kanë mbyllur sezonin. Gjithsesi euforia tek axurrët nuk mungon, pasi Verrati thotë se ‘na tremben të gjithë’, ndërsa sipas Chielinit ‘Itali jo vetëm do shkojë, por ka për detyrë ta fitojë Botërorin’.

Në fakt vështirësia më e madhe qëndron në fazën tjetër, në ndeshjen e 29 marsit ku Italia nëse kualifikohet do luajë me fituesin e çiftit Portugali-Turqi. Në këtë sfidë favoritë janë luzitanët, por nëse ndeshen me Italinë asgjë nuk dihet.

Po sonte për një biletë Botërori përballen Suedia me Republikën Çeke si dhe Uellsi me Asutrinë. Ndërkohë për shkak të pezullimit të Rusisë ndeshja me Poloninë është anulluar, ndërsa sfida tjetër e grupit Skoci-Ukrainë nuk luhet, pasi është peng i luftës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?