Italia lehtëson masat, nga 1 marsi s’ka më karantinë, mjafton pasaporta COVID ose test negativ

22 Shkurt 2022, 19:15| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 20:50

  • Share

Nga data 1 mars udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme të karantinohen. Me një urdhër të ri ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Sipas vendimit të ri, mjafton vetëm pasaport COVID me dy doza për të futur në territorin e Italisë.

Sakaq, për ata që nuk janë të vaksinuar nuk është e nevojshme të kenë pasaportën, por mjafton një test PCR negativ.

Ky vendim i Italisë pason edhe një sërë vendesh të tjera të BE-së që kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID. Holanda, Sllovenia, Letonia e Çekia morën dje vendimin për lehtësimin e këtyre masave. Po ashtu edhe Kuvajti ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare, për herë të parë pas dy vitesh.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?