Italia i kërkonte për trafik kokaine e heroine, dy të arrestuar në Tiranë dhe Përmet! Do të ekstradohen drejt vendit fqinj (EMRAT)

5 Janar, 11:08| Përditesimi: 5 Janar, 11:45

  • Share

Dy pjesëtarëve të një grupi kriminal në Itali, të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdhaja të heroinës dhe kokainës janë arrestuar brenda 24 orëve në Shqipëri.

Dritan Idrizi (Xhepexhiu) dhe  Elion Bejo ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Breshias dhejanë ndaluar me qëllim ekstradimin në Itali.

Dritan Idrizi (Xhepexhiu) u arrestua në Tiranë pasi akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia.

“Në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. I. alias D. Xh., 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia” informoi sot policia e Tiranës

Elion Bejo i cili akuzohet se trafikoi heroinë dhe kokainë në 2019 në Itali u arrestua në Përmet

"Në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro" informoi sot policia e Tiranës.

Operacionet u organizuan nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me DVP Tiranë dhe me DVP Gjirokastër.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?