Italia fiton kur duhet, Belgjika leksion Anglisë për vendin e parë! Nuk fal as Holanda (VIDEO-Golat)

16 Nëntor 2020, 11:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 14:58

  • Share

Italia, skuadra katër herë kampione bote, ka marrë një fitore vendimtare për fatet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë në Ligën A. ‘Axurrët’ në Mapei Stadium të Reggio Emilias ia dolën me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të realizuar nga Jorginho me penallti në pjesën e parë Berardi pak minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Mancini ngjitet në vendin e parë në kuotën e nëntë pikëve, 1 më pak se Holanda e vendit të dytë që fitoi 3-1 kundër Bosnje-Hercegovinës. Për ‘tulipanët’ Ëindlajndum realizoi ‘dopietë’ në pjesën e parë, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Memphis Depay.

Ndërkohë Belgjika ka marrë një fitore vendimtare kundër Anglisë për vendin e parë në grup 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Skuadra e Martinez u imponua ndaj ‘Tre Luanëve’ me golat e realizuar nga Tielemans dhe Dries Martens. Sfida tjetër e këtij grupi mes Danimarkës dhe Islandës përfundoi 2-1.

Pas pesë ndeshjes Belgjika udhëheq me 12 pikë, e dyta renditet Danimarka me 10 pikë, më pas vjen Anglia me 7 pikë dhe në fund Islanda me zero pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?