Festa e Retegui

Italia fiton 2-1 ndaj Venezuelës në Florida, Retegui dopietë (VIDEO)

22 Mars, 15:30| Përditesimi: 22 Mars, 15:31

  • Share

SHBA - Italia fitoi 2-1 kundër Venezuelës në miqësoren e parë në tokën amerikane. Në "Chase Stadium" në Miami, të kaltrit e Spallettit iu falën dopietës së Retegui.

Ndeshja nisi shpejt për amerikano-latinët, me Rondon që u ndal nga Donnarumma në penalltinë e minutës së tretë. Sfida u zhbllokua nga Retegui në minutën e 40-të, kjo pas asistit të Andrea Cambiasos.

Avantazhi i Italisë zgjati vetëm tre minuta, me Machis që barazoi gjithçka për pjesën e parë që u mbyll 1-1. Duhej sërish sulmuesi i Genoas në minutën e 80-të Italia të fitonte miqësoren e parë në SHBA.

Të besuarit e Spallettit kanë edhe një ndeshje kundër Ekuadorit më 24 mars në orën 21:00.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?