Sport

Italia feston me autobus të hapur në Romë, Donnarumma shpjegon momentin e ngrirjes: Iu betohem që s'e kuptova që fituam

13 Korrik 2021, 10:29| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 10:18

  • Share

Pas pritjes në aeroport si të ishin heronj kombëtarja e Italisë është nderuar edhe nga figurat më të larta të shtetit. ‘Axurrët’ që në finalen e ‘Euro 2020’ mposhtën Anglinë me penallti pas 120 minutave me rezultatin 1-1, fillimisht ishin në Kuirinale ku u pritën nga presidenti Mattarella, ndërsa më pas rradha ishte e kryeministrit Mario Draghi.

Me kërkesë edhe të futbollistëve ekipi kombëtar bëri xhiron e triumfit në rrugët e Romës me një autobus të hapur. Gjatë gjithë kohës dëgjoje korin ‘ne jemi kampionë të Europës’, ndërsa turma elektrizohej sa herë që futbollistët ngrinin trofeun e Europianit. I gjithë stafi, duke përfshirë edhe stafin drejtues të kombëtares, u shprehën se ky titull është shpërblim për tifozët që kishin pritur kaq gjatë.

Ndërkohë heroi i kombëtares italiane, portieri Donaruma që u shpall edhe lojtari më i mirë i Europianit, ka shpjeguar momentin e ngrirjes kur priti penalltinë e Sakas-s dhe ‘axurrët’ u shpallën kampion Europe. 22-vjeçari është betuar se në ato momente nuk e kishte kuptuar që loja kishte mbaruar, ndërsa është çtensionuar vetëm kur shokët e skuadrës iu hodhën siper për të festuar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • axurri: 13/07/2021 22:20

    Rrofte Italia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?