Italia paralajmëron se miliona persona mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi.
“Dua ta them qartë se nga Rusia presim sinjale të qarta dhe konkrete, pasi të bllokosh eksportimin e grurit do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra. Italia do të vazhdojë të angazhohet në linjën e parë të gjetur zgjidhje bashkë me OKB për të shmangur një katastrofë ushqimore globale”, tha Luigi di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.
Di Maio, deklaratat e të cilit erdhën gjatë një takimi mes disa vendeve të Mesdheut dhe Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë të Kombeve të Bashkuara, shtoi se javë te ardhshme do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës.
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky: Nuk do të jemi në gjendje të shesim qymyr dhe gaz jashtë vendit! Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë një shkollë dhe një spital në Ukrainë
S.C/ReportTv.al