Foto ilustruese

Italia dëbon një shtetas të Kosovës dhe një tunizian: Ishin mjaft të radikalizuar dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare

22 Tetor 2023, 21:18| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 21:28

  • Share

Një qytetar nga Kosova dhe një nga Tunizia janë dëbuar nga Italia, për shkak se konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Mediat italiane shkruajnë se këta dy qytetarë u dëbuan për shkak se ishin “shumë të radikalizuar”.

Njoftimi për dëbimin e tyre në mediat italaine raportohet se është bërë nga Ministria e Brendshme në Viminale, raporton
ANSA.

Kosovari ishte vënë re nga hetuesit që po monitoronin një grup personash të radikalizuar në Venecia. Në vitin 2017, u arrestuan 3 kosovarë ndaj të cilëve kishin dalë prova fajësie për pjesëmarrje në një organizatë me synime të terrorizmit ndërkombëtar. 

Kurse 42-vjeçari tunizian mbante brenda qelisë së tij në burgun e Piacenza një foto të një burri të armatosur me automatik dhe me flamurin e ISIS pas tij. I liruar nga burgu në vitin 2020, tuniziani kishte marrë disa urdhra të dëbimit, por ato nuk ishin ekzekutuar asnjëherë. Më 26 shtator ai u gjurmua nga autoritetet të cilat e ndaluan. Pasi u kontaktua edhe nga autoritetet kompetente konsullore tuniziane, ai u riatdhesuan vendin e tij.

Kjo e çon në 56 numrin e urdhrave të dëbimit të lëshuara në vitin 2023 ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Këto masa vijnë ndërkohë që Italia ka rritur sigurinë kombëtare në mes të luftës Izrael-Hamas.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • @#€%: 23/10/2023 00:04

    Kosovart jan vllazen me ISISIN dhe i ka marr ne qaf islami turkut e kurr nuk kan me hy ne Europ.Erdogani ja ka arrit qellimit e ka mush Kosoven me xhami dhe i man mas vedi dhe duke u prezantu ne arenen nderkomtare si ven mysliman i bajn qefin turkut dhe meten vennumro si ne mesjete.Edhe lufta ishte sherri i fese se pushtuesit turk 500 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?