Italia ashpërson masat, hyrja në stadiume do të jetë në 50% të kapacitetit! Certifikatë vaksinimi ose dëshmia e shërimit nga COVID

29 Dhjetor 2021, 22:45| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 15:29

  • Share

Varianti i ri i COVID-19, “Omicron” ka goditur çdo gjë përfshirë edhe futbollin. Rritja e ndjeshme e infektimeve me SARS-COV-2 bën që qeveria italiane të mendohej edhe njëherë sa i përket rregullave në stadiumet e futbollit.

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat teksa nga 75% e kapacitetit tani më me një vendim të fundit kjo reduktohet deri në 50% të kapacitetit. Një hap pas kjo për Serinë A dhe skuadrat e tyre.

Hyrja në stadiume do të jetë sërish me “Green Pass” ose me dëshminë e shërimit nga COVID-19. Këto rregulla do të hynë në fuqi në 6 janar, datë që përkon në rifillimin e kampionatit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?