Kryeministri Giuseppe Conte

Italia shkon në 1 milion të vaksinuar kundër COVID, Conte: Të parët në BE

15 Janar 2021, 18:04| Përditesimi: 15 Janar 2021, 19:57

  • Share

Italia ka arritur të bëjë 1 milion vaksina anti-COVID, duke kapur numrin më të lartë në BE.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Giuseppe Conte i cili thotë se Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar.

Procesi i vaksinimit ka nisur më 27 dhjetor dhe fakti që për këtë kohë janë bërë 1 milion vaksina, për Conten është inkurajuese. Në reagimin e tij ai shton se Italia duhet të vazhdojë me këtë ritëm që të qëndrojë e para.

"Një milion italianë bënë vaksinën anti covid19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke e mbajtur gjithnjë vendin e pare", shkruante Conte në mediat sociale.

Deri më 5 mars talia do të ketë rregulla të forta për të frenuar përhapjen e COVID për shkak të rritjes së numrit të shifrave ditore.

Kujtojmë se në vendin tonë jemi në ditën e 5-të të vaksinimit dhe deri më tani kemi 300 të vaksinuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?