Italia 8 miliardë euro ndihmë për bizneset e prekura nga masat kufizuese, 1 mijë euro për punëtorët në disa sektorë

30 Nëntor 2020, 12:53| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 12:55

  • Share

Në një kohë kur të gjitha bizneset në vend janë prekur nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset. Në paketën e fundit të ndihmës, e katërta që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh dhe shtyn afatet e taksave për kompanitë në zonat që po iu nënshtrohen masave të ashpra të bllokimit. Gjithashtu parashikohet një shumë prej 1.000 € për punëtorët në turizëm, arte, sporte, si dhe caktimin e fondeve për sektorin e konventave.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga virusi dhe në valën e parë të virusit ka ndërmarrë masa të forta kufizuese, ndërkohë që në valën e dytë i ka ndërmarrë ato në përputhje me zonën në të cilën është goditur më shumë.
Kryeministri Giuseppe Conte do të takohet sot me krerët e 20 rajoneve të vendit për të përpunuar planin e Italisë për pushimet e fundvitit, pasi ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë shumë festime për Krishtlindje, do mund të ndezin një valë të tretë të virusit.

Ministria italiane e Shëndetësisë raportoi rreth 20,000 raste të reja dje dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?