Itali- Zbulohet substanca natyrore që bllokon Covid kur ngarkesa virale nuk është e lartë

15 Qershor 2020, 14:10| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 14:13

  • Share

Studiues nga Universiteti  Federico II i Napolit dhe Universiteti i Perugia-s kanë zbuluar substancën natyrore që bllokon Covid kur ngarkesa virale nuk ëshhtë e lartë

Substanca e identifikuar  është e pranishme në trupin e njëriut, molekula endogjene të afta për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore.

Molekulat janë natyrale steroide dhe disa prej tyre janë acide biliare, substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë nga metabolizmi i kolesterolit dhe janë në gjendje të ndalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë.

Është një substancë  e pranishme në trupin tonë që bllokon hyrjen e virusit në qeliza, substance që gjendet edhe te vaji i ullirit - shpjegon Angela Zampella, drejtore e Departamentit të Farmacisë së Universitetit të Napolit.

Zbulimi është hapi i parë në përgatitjen e një protokolli terapeutik, të cilin studiuesit e kanë paraqitur për tu aprovuar.

Studimi gjithashtu është botuar në ‘BioRxiv’.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?