Viktima Ilir Dervishi

Itali/ Vrau me kaçavidë shokun e tij, Miri Gurra dëshmon në gjykatë: E godita 100 herë, më kërcënonte familjen

16 Shkurt, 14:52| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:58

  • Share

Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.

Rreth njëqind, ka thënë ai.

 “Ndërsa e godita, ai më tha: “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që ti deshe të bëje me mua dhe familjen time”.

Më 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë  përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim  një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë  “çfarë ke bërë?

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t'u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët. /Corriere.it/

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?